Jonida Maliqi u ngjit mbrëmjen e djeshme në skenën e Eurosong. Pas performancës ajo u zgjodh në mesin e 10 këngëve për të kënduar në finalen e madhe të Eurosong. Jonida ka falenderuar të gjithë personat që kanë votuar për të.

‘Shqiponja prek qiellin, syte dhe kembet rikthen gjithmone ne toke!! Nuk kam heshtur asnje moment ne kete rrugetim, edhe kur degjoja ne kor fansat europiane qe kendonin shqip Ktheju Tokës edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga me te çuditshmet! Une bera dje ate per te cilen marre fryme, per te cilen edhe erdha ne kete skene:Kendova!! Jam emocionuar si kurre me pare me 3 minutat e mia dhe te Shqiperise, akoma me shume kur degjova: Albania! Po jetoj endrren time, mbeshtetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjes!! Jemi ne finale, por tashme une mendoj se kemi fituar, jo vetem me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U beme bashke si kurre me pare dhe une per kete ju jam pafund mirenjohese!!! Ju dua shume, shihemi ne finale’ ka shkruar ajo.