Turqia kundërshton deklaratat e BE dhe Greqisë të cilat e kanë përcaktuar jolegjitim veprimet turke në kërkim të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor jashtë Qipros, duke e akuzuar Brukselin se nuk është në gjendje të “marrë rolin e ndërmjetësit të paanshëm” në këtë mosmarrëveshje.

Këtë mëngjes, Ministria e Jashtme e Ankarasë tha se “anija e shpimit Fatih filloi e ka filluar aktivitetin e saj në perëndim të ishullit që në fillim të muajit maj” dhe ka konfirmuar se “operacionet e shpim kërkimit do të vazhdojnë edhe me një anije të dytë”

Nikosia nga ana e saj njoftoi për “shkelje të zonës së saj ekskluzive ekonomike”, ndërsa Ankara pretendon të operojë brenda shelfit të saj kontinental dhe të mbrojë të drejtat e komunitetit turko qipriot në veri të ishullit.