Fluksi i turistëve vijon të jetë i lartë edhe gjatë muajit shtator. Nga Jugu në Veri, turistë të huaj vizitojnë bukuritë natyrore, ngjisin maja e shkelin shtigje, mësojnë për faunën dhe florën e vendit tonë. Njohin dhe duan Shqipërinë, duke u bërë ambasadorët më të mirë të turizmit shqiptar.

Albumi me foto është vetëm një pasqyrë e pjesshme e aktivitetit të turistëve në Parkun e Qafë-Shtamës, në Rezervatin Natyror Velipojë, në qendrën e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogorasë, në monumentin e natyrës – Ujëvara e Sotirës, në zonën e Kapinovës-Bargullas në Malin e Tomorrit, apo në Kepin e Rodonit dhe në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.