Sezoni i ri që do të nisë në shtator pritet të jetë me shumë risi dhe tashmë kanë filluar të bëhen edhe lëvizjet e para të shumë personazheve të njohur nga një ekran tek tjetri.
Tashmë është zyrtare që emisioni “Apartamenti 2XL” është transferuar nga televizioni “Vizion Plus” në ekranin e “Tv Klan”. Mirëpo me sa duket ky transferim duket se ka ndikuar edhe në emisionin e Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin”.

Vetëm pak ditë më parë në mediat online u përfol se emisioni “Apartamenti 2XL” do të quhet “Duplex” dhe do të transmetohet të shtunave në mbrëmje nga ora 20:00 deri në orën 22:00, duke spostuar emisionin “Xing me Ermalin”. Me sa duket ish-kolegët e tij do t’i zënë vendin Ermal Mamaqit.j.j