Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hodhi poshtë një propozim të bërë nga një senator republikan, i cili i propozoi Trumpit të rihapë përkohësisht qeverinë për të lejuar rifillimin e negociatave për financimin e sigurisë kufitare.

Derisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, për një udhëtim në Luiziana, Trump u tha gazetarëve se ai nuk ishte dakord me propozimin e senatorit republikan, Lindsey Graham, për të rihapur qeverinë në kohëzgjatje prej tre javësh.

Trump e ka lënë të hapur mundësinë e shpalljes së një emergjence kombëtare nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje për ndërtimin e murit me Meksikën. Ai po kërkon 5.7 miliardë dollar për ndërtimin e murit, kërkesë kjo që po kundërshtohet fuqishëm nga ligjvënësit demokrat. Demokratët kanë refuzuar negociata të mëtejshme derisa qeveria të rihapet.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here