Ka truke të vogla, në mënyrë që lëkura të duket bukur dhe shëndetshëm. Ja cilat janë disa prej tyre:

AVULLI HAP PORET

Pas aplikimit të grimit të rëndë, edhe ju e dini se poret mund të mbyllen, e kjo çon te shfaqja e puçrrave.
Në një enë të zakonshme hidhni ujë të ngrohtë dhe çaj mente, peshqirin vendosni sipër kokës, e fytyrën sipër enës.
Do ta ndieni se si fytyra ju pastrohet.

PASTA E DHËMBËVE THAN NJOLLAT

Kur flitet për njollat apo puçrrat e befasishme, ky është një truk i shpejtë. Te njollat apo puçrrat që ju dalin papritur hidhni pak pastë dhëmbësh dhe lëreni disa minuta në fytyrë, më pas lajeni atë me ujë të bollshëm .

PINI UJË,QËNDRONI TË HIDRATUAR

Kujdes rreth asaj se çfarë aplikoni në lëkurë, por shumë vëmendje dhe për atë çfarë konsumoni.Mos harroni të pini shumë ujë dhe të usheheni shëndetshëm.

MASKAT NË KUSHTE SHTËPIE

Kur të jeni në shtëpi mund të përdorni plot maska me fruta, mjaltë, vezë, bimë të ndryshme, vajra etj. Disa prej tyre bëhen pa shumë mundim dhe pa kosto.

AKULL PËR SHTRËNGIMIN E FYTYRËS

Duket e dhimbshme, por engjëllushet e “Victoria Secret” betohen në fuqinë e akullit, nëse keni nevojë të keni shtrëngim të fytyrës dhe qarkullim të shpejtë të gjakut.Hidhni pak akull në një enë dhe hidhni ujin, më pas pastrojeni fytyrën me ujin e akullt.