Përpara se të fitonte kurorën e “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini ishte e njohur për publikun shqiptar për sjelljen e saj rebele. Si dhe përfshirjen në konflikte, të cilat kanë marrë vëmendje mediatike.

Mjafton të kujtojmë epitetin që i është vendosur “Gangsterja e Elbasanit”, për të sjellë ndërmend skandalet në të cilat është përfshirë.

Teksa pritet që të përfaqësojë Shqipërinë në eventin e bukurisë “Miss Universe”, që do të mbahet më 16 dhjetor në Bankok, Tajlandë, Trejsi ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Portali spanjoll “E” shkruan se 18-vjeçarja është një balerinë ekzotike që kërcen pothuajse e zhveshur. Dhe se është e dashura e një mafiozi shqiptar.

“18-vjeçarja Trejsi Sejdini është përballur në media me një sërë kritikash. Kjo për shkak të punës së saj si balerinë ekzotike që kërcen komplet e zhveshur. Gjithashtu, në rrjet flitet se ajo është e dashura e një mafiozi shqiptar”, shkruan media spanjolle “E”.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here