Ke diçka për t’i treguar vetes- Disa persona dështojnë dhe vuajnë pasi mendojnë se e gjithë jeta e tyre duhet të shërbejë për t’i vërtetuar diçka të tjerëve, ndërkohë që i vetmi njeri të cilit duhet t’i vërtetojnë diçka është vetja e tyre. Mos mendo fare për atë që mund të mendojnë apo thonë të tjerët, në ka një njeri të cilit duhet t’i provosh diçka është vetja, të tjerët do të duhet thjesht të mësohen.

Ëndrrat duan përkushtim Nelson Mandela ka thënë: “ Nëse ke një ëndërr, asgjë nuk do të të ndalojë që ta bësh realitet, ajo do të vdesë në momentin kur ti të dorëzohesh”, shkruan bota.al. Sigurisht që do të ketë njerëz më inteligjentë dhe më të talentuar, por ti duhet të kuptosh që çdo njeri e ka një karakteristikë që e bën ndryshe dhe më të vlefshëm se të tjerët në çdo rast.

Perceptimi i parasë si mundësi, jo si shpërblim Paraja nuk është qëllimi, është thjesht një mjet për të arritur diçka. Nëse je i ndërgjegjshëm duke menduar për paratë, mos imagjino para, por atë që do të bësh me ato para.