Hyrja e Kuvendit të Shqipërisë është një nga vendet, ku opozita joparlamentare, ka zhvilluar protestat e saj.

Zhvillimi i protestave para Kuvendit ka ndikuar negativisht në bizneset e zonës.

Pronarët e bizneseve të tjera në zonë shprehen jashtë kamerës, se prej protestave janë detyruar t’i mbyllin më shpejt dyqanet e tyre.

“I mbyllim më herët se kemi frikë”, u shpreh një tregtare.

Por protestat kanë ndikuar negativisht dhe tregtarët e shumicës, të cilët thonë se shitjet kanë rënë.

“Biznes nuk është ky, nuk po nxjerrim bukën”, thotë një tregtar.

Për rreth 3 muaj jashtë Parlamentit, opozita ka zhvilluar 12 protesta, ndërsa sot zhvillon protestën e 13- të, që është dhe protesta e 5-të kombëtare./TCH