OSHEE njofton se me 17 maj disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike. Ndërprerja e energjisë do të bëhet në disa zona me afat nga ora 08:00-16:00.

Stakimi i energjisë elektrike do bëhet për shkak të punimeve që po kryen OST-ja në Nënstascionin Tirana 1 tek Zogu i Zi.

“Për shkak të punimeve të OST në N/st Tirana 1 (Zogu Zi), më 17 maj do të stakohet energjia⚡në orën 08:00-16:00 për zonat:Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, prane ish-fushes se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitali Ushtarak”-njofton OSHEE.