Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi ka thënë se krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Thaçi, përmes një postiminë rrjetin social në Facebook, ku thënë se “të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit”. “Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë.

Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin!”, ka shkruar presidenti, Hashim Thaçi. Reagimi i presidentit Thaçi vjen pas deklaratave të ditëve të fundit të krerëve shtetëror serbë, të cilët kanë mohuar krimet e kryera nga forcat ushtarake-polocore serbe gjatë luftës në Kosovë”- shkruan Thaçi në facebook. (TemA)