Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, e ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës 11 vjet më parë “ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka falënderuar të gjithë miqtë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri.Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë!”- shkruan Thaçi.

Po ashtu Thaçi ka nderuar veprën e Adem Jasharit dhe familjes së tij. “11 vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime gjithë dëshmorëve të kombit!”- shkruan Thaçi në facebook teksa poston një foto me Adem Jasharin.