Edi Rama është përfshirë në debate me kryeministrin e Kosovës, pas samitit të Berlinit.  Në një deklaratë për mediat Haradinaj ditë më parë tha se ka dyshime se Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi dhe Edi Rama me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit kanë diskutuar planin për ndarjen e Kosovës.

Por cili ka qenë roli e Edi Ramës në dialogun Kosovë- Serbi? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë:
“Roli i Ramës ka qenë shumë konstruktiv, shumë bashkëpunues, pa marrë anë dhe pa interferuar. Shkoi në Beograd dhe foli si asnjëherë një lider shqiptar, që i tha në sy Vuçiçit që të njohë Kosovën. Ai nuk ka marrë pjesë në takime mes nesh dhe Serbisë, thjesht ka mbështetur pozicionin e Kosovës.

Sa i përket takimit të Ramës në Serbi, unë nuk kam qenë aty, por besoj në atë që ka thënë në konferencën për shtyp që ka mbrojtur Kosovën”./ Opinion.al