Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është ftuar që të raportojë para komisionit hetimor për arrestimin dhe ekstradimin e gjashtë shtetasve turq. Deputetët kanë caktuar këtë datë, pasi ditë më parë, presidenca kishte bërë të ditur se Thaçi nuk mund të shkonte në atë ditë.

Zyra e presidencës kishte kërkuar që raportimi të shtyhet për sot. Thaçi, sot pritet të intervistohet në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018. Ngjarja pritet të zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 13:00