Shoqerohet në polici ish-deputeti i PD-së, njeherssh kreu i Pd-së së Elbasanit, Aurel Bylykbashi.

Sipas ‘News 24’ ish deputeti eshte shoqeruar ne polici pas deklaratave te forta qe ka bere dhe apelit te dhene gjate fjales ne “Aleancen Qytetare” te ketij qyteti.

Ish-kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi, dje gjatë krijimit të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë: Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapa sepse nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Nëqoftëse demokracia rrezikohet, liria rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati.