Pas reagimeve ndërkombëtare, presidenti Ilir Meta duket se është tërhequr nga dekreti për të zhvilluar zgjedhje më 13 Tetor.

Teksa komenton deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se nuk e njihte 13 tetorin si datë zgjedhjesh, ai tha se mund të caktojë datë tjetër.

“Kam përshtypjen se kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin… “Jam fleksibël ta rishikoj 13 tetorin por përpara 17- 18 tetorit për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme sepse përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush të mos mendojë se do të dalë me kosto zero, sidomos ata që kanë punuar për të gatuar këtë rrëmujhane”, shprehet Meta. (TemA)