Ditën e sotme pritet që temperaturat të arriijnë deri në 38 gradë.

Parashikimi:

RESHJET

Sot në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre sot pasdite.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 22 / 38 °C

në vendet malore: 15 / 27 °C

ERA

Sot era pritet të forcohet, për të arritur deri e fortë.