Stina e verës cilësohet edhe si stina e gjarpërinjve. Shumica prej tyre mund t’ju sulmojnë nëse i ngacmoni. Në disa raste nga helmi i tyre shumë persona kanë gjetur vdekjen. Lidhur me këtë Frank Burbrink, i cili është marrë gjithë jetën me studimin e gjarpërinjve ka dhënë disa këshilla se si mund t’i mbijetoni sulmit të gjarpri nëse ai fatkeqësisht ju sulmon.

Gjëja e parë që doni të bëni, është të përpiqet të mos e humbni qetësinë.Nuk duhet të vraponi me shpejtësi për të kërkuar ndihmë, sepse  helmi kështu përhapet më shpejt në trup.Në këtë rast zemra juaj do të pompojë më shpejt dhe do e përhap helmin. Mundohuni të jeni i qetë, çajeni vendin ku ju ka kafshuar gjarpri dhe thitheni helmin dhe më pas pështyheni.

Rreth 7,000 deri në 8,000 njerëz janë kafshuar çdo vit nga gjarpërinjtë helmues në Shtetet e Bashkuara.