Nga Anri Bala/

Një turmë specialistësh, palaçosh, karagjozësh, mediokrish dhe njerëz të kafshëruar nga urrejtja, se kanë humbur gjithçka dhe presin të fundosen më thellë nga “dita e qametit”, kanë marrë “yrysh” për të sulmuar Edi Ramën, jo direkt por indirekt, duke përdorur specialitetin e lehjes shkencërisht… në drejtim të këngëtarit, moderatorit dhe komedianit Ermal Mamaqi.

Ermalin, tufa e koneve që e sulmon nga larg si të poshtër, shërbëtorë të përvuajtur, që detyrohen herë pas here të lëpijnë atë që pështynë… aty ku hanë, të mufatur dhe hidhëruar nga mbllaçitja e jashtënxjerrjes së tyre, që u ka helmuar trutë, e anatemojnë se ka ftuar në emision Edi Ramën!

Kjo turmë amorfe dhe pa identitet me emra si… ky, ai, ajo, shoqata, gallata dhe dërgata e misionarëve pa mision, nuk është gjë tjetër veçse një bandë e dëshpëruar dhe e neveritshme e mbushur me urrejtje për atë, që nuk është me ato… plëngëprishësin qytetar kryeministër.

Në fakt, tufa që turfullon nëpër hapësira kazanesh që vijnë erë deri përtej oqeanit, e di fare mirë se Ermali është kushuriri i parë dhe mjaft i afërt i deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, i cili gëzonte respektin e të gjithë demokratëve, edhe të kryeministrit të sotëm… veç miqve armiq të tij. Lukunia e konellapsëve që lehin pa teklif, e dinë fare mirë se Ermal “zagari”, ka qenë një nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD në vitin 2014, por nuk e përmendin apo kujtojnë me qëllim. Por ju sot, po silleni me Ermalin, njësoj sikur u sollët me Kolin dhe gjithë të larguarit “pa dëshirë”, që gremisjen tuaj deri në dhembje, ja faturoni gjithkujt jashtë avllisë dhe jo themeleve të shtëpisë.

Tufa e zagarëve që lehin të fshehur pas qoshes, jo pa qëllim nuk përmendin, se Ermali e ka bërë një “gabim”… ka thirrur në emision, edhe pse krejt profesionalisht dhe jo i drejtuar emocionalisht… për të cilën nuk mendoj se do ta bënte atë “gabim”, figurën më të errët të këtij vendi, Sali Berishën, i cili vazhdon akoma të kërcënoi, fyej apo dhe të intimidoi çdo njeri, që e shikon si kundërshtarë të tij.

Për ne dhe ndoshta edhe për Ermalin vetë… është jashtë çdo logjike, që një president i rrëzuar me revoltë të përgjakshme popullore, që nuk është gjykuar as si fajtor dhe as si i pafajshëm, ti jepet mundësia sërish, të prek, të përrallis e të shastis opinionin publik me hapësirën mediatike, si prova më e rëndë që turpëron Shqipërinë dhe shqiptarët!

Të bësh humor, të sillesh si çdo qytetar i thjeshtë, të fotografohesh dhe filmohesh pa sekret, si çdo njeri i zakonshëm, përbën sakrilegj vetëm për ata njerëz, që nuk dinë se ku dallohet njeriu nga kafsha.

Ndjej keqardhje pa ua përmendur emrat, nga larmia e të “irrituarve” që “zbuluan” pa parë asgjë, Ermalin e “vërtet” dhe natyrisht se sa i “pështirë” është kryeministri, duke u larë në dush, duke pikturuar, duke gatuar, apo edhe duke u nervozuar, jashtë detyrës… si njeri.

Qenie njerëzore të mërzitura, se përse nuk ju rrahin dhe pallojnë nëpër protesta, që të egërsoheshit si çdo kafshë, duhet të mos e braktisni veten, duke menduar se nuk ju trajtojnë ashtu siç jeni mësuar, por ashtu siç e meritoni si njerëz… pak të kafshëruar!

A mos i’u ka marrë malli për ata që ju rrihnin dhe ju vrisnin, e nuk ju linin as të qanit e as t’iu qanin?!

Apo ju ka marrë malli për kacavjerrje majë shtyllash, të gjithë elektricista, duke shfrytëzuar hidrocentralin tuaj… duke e pushtuar?!

Apo, ju ka marrë malli për kohët e arta, kur vendosnit flamurin e partisë në tokat e rrëmbyera dhe ndërtonit, zhvillonit e pasuroheshit si pronar… të pronës së xanun?!

Apo, mos keni nostalgji shtetin e kohës së intelekto-budallenjëve, kur bëheshit doktora, profesora e deri deputetë, me fëshfëritjen e kuletës së babait apo me fërr-fërret e fustanit të…!

Por më e rënda është, se nuk është asnjë nga këto: Ju jeni egërsuar se nuk mund të stimuloheni dhe paguheni nga paratë e ndyra të basteve dhe kazinove, që sot kanë “të tretat” e largimit nga kjo botë!

Mjafton vetëm kaq që të urreni Ramën që fshiu nga zemra “dashurinë” tuaj, për tu takuar edhe njëherë, me ata që shkatërruan mijëra familje shqiptare, duke i promovuar, lejuar dhe duke fituar bashkë me ta…1-X-2-in dhe çdo lojë fati… pa fat e si humbës i mallkuar!

Pa folur pastaj për cunamin e drejtësisë, që këtë vit sapo ka filluar dallgëzimin, e do përlaj gjithçka, e jam vërtet i paduruar për tu parë, se si do i mbroni ata që i kanë patur hak byzylykët me kohë… me byth apo me kokë.

Jam i sigurt, se Ermali përsëri do jetë “shërbëtori” i publikut të tij, që do bëj humor dhe me fatkeqësinë e mëkatarëve kur të dalin në bankën e të akuzuarve… kurse ju kalemxhinjë, do jeni vetëm një tufë shërbëtorësh vullnetar, duke gjykuar e dënuar, sipas versionit tuaj, prokuroret si lavire rrugësh, kurse presidentin djalë “kodosh” bulevardi… duke qenë se ju vetë jeni gjëja më e keqe se e keqja e këtij vendi, që ju ka kthyer në këngëtar tallavaje… politika!

Ju jeni gjuhë “thëngjij të fikur” të parapanicës së tutorve tuaj, që edhe nëse nuk digjet nga lëpirjet, do i’u nxihet nga qymyri, që të mos ketë lumë që ua lanë! Ndaj ruani pak veten për ideal e dinjitet, mos u bëni kaq pis… nga urrejtja e zezë e të poshtërve të frikësuar, duke na e qarë ne hallin tuaj, se na çat… me vajtimin tuaj komik, që nuk na bënë të qajmë, por… as të qeshim!/Ekskluzive.al.