Nga Mentor Kikia

Të shkojnë në burg sa më parë banditët që liruan banditin Avdylaj nga burgu (I pari, eksperti mjeko-ligjor që firmosi raportin se “burgu i bën dëm për shëndetin mendor”) Sot do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës. Eshtë paralajmëruartë jetë më agresive, më e dhunshme. Padyshim që në banera nuk do të mungojnë fragmentet nga përgjimet e fundit të publikuara nga gjermania “Bilb” të Astrit Avdylajt.

Prokuroria për Krimet e Rënda po heton, ose të paktën i ka dosjet në dorë, tri çështje. Trafikun e dorgës së Avdylajve, bashkëpunimin e bandës së tij më pushtetarë për zgjedhjet e 2017 ne Shijak dhe hetimi më i ri, për nxjerrjen e sekretit hetimor. Por ka një hetim tjetër, shumë më të rëndësishëm që askush nuk po e prek:
Kush e nxorri nga burgu Astrit Avdylajn. Gjykatesit qe firmosen vendimin janë pesë, anëtarë të Gjykatës së Lartë: Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli, Tom Ndreca dhe Guxim Zenelaj.

Asnjëri më në detyrë, të përzënë nga vettingu ose të arratisur nga frika e vettingut. Por mungon edhe një i gjashtë. Eksperti mjeko-ligjor që firmosi raportin se Astrit Avdylit qëndrimi në burg i rrezikon jetën, i bën dëm për shëndetin mendor. Në fakt nga përgjimet ai duket fare i qetë, aspak me probleme, mendore, e madje shume i kthjellët për të verifikuar lista zgjedhësish e për të koordinuar punë elektorale.

Hetimi për këtë cështje nuk mund të jetë kurrë i plotë pa hetuar banditët që e nxorrën banditin nga burgu. Ndaj para se të hetohet nxjerrja e sekretit hetimor, duhet të përfundojë në burg eksperti mjeko-ligjor, e pastaj edhe gjykatësit që kanë “çarë ferrën” tani.