Real Madrid dërgoi agjent për të parë nga pranë sulmuesin Luka Joviç në ndeshjen e Europa Leagues ndërmjet Benficës dhe Eintracht Frankfurtit.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, zyrtarët e “Los Blancos” po vëzhgojnë sulmuesin boshnjak i cili shënoi golin e parë për skuadrën gjermane.

Gjithashtu i dërguari i Realit hodhi një sy edhe për talentin e Benficës, Joao Felix i cili mbrëmjen e djeshme impresionoi të gjithë duke realizuar tripletën.

Kujtojmë që Eintracht Frankfurt humbi me rezultatin 4-2 në përballjen në Portugali ndaj Benficas.