Pas një sezoni të mrekullueshëm të bërë me Lacion në sezonin që lamë pas, ofertat në drejtim të Strakoshës janë të shumëta.

Këtë herë është ekipi i Napolit i cili ka bërë dy oferta në drejtim të lacialëve, për të siguruar shërbimet e gardianit shqiptar.

Sipas asaj që raporton “Calcionapoli24.it”, presidenti i napolitanëve ka ofruar fillimisht mbrojtësin Maksimoviç dhe 10 milionë euro për Strakoshën, për të mbërritur tek një tjetër ofertë ku jepej mbrojtësi Tonelli dhe 18 milionë euro, oferta të cilat janë refuzuar nga Lotito.

Ky i fundit e vlerëson më tepër gardianin shqiptar dhe në të dyja rastet i ka refuzuar ofertat, duke e mbajtur ende Strakoshën si pjesë të lacialëve.