Bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha, ditën e sotme feston ditëlindjen dhe bukuroshja i ka bërë atij një urim mjaft emocionues. Rezarta ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të uruar personin e zemrës dhe nuk ka ngurruar që dashurinë që ndjen për të ta shprehë publikisht, para gjithë ndjekësve të saj.

“Çdo mbrëmje vë kokën në jastëk, kujtoj ditën që kalova dhe e vetmja gjë që më del nga shpirti është të falënderoj Zotin që të solli në jetën time. Nuk e di a e meritoj energjinë e pastër që më dhuron pa kushte, nuk e di a të meritoj ty i cili je gjëja më e bukur që mund të më ndodhte. Gëzuar ditën e lindjes, gjysma ime. Të dua në çmenduri!”- shkruan ajo.

Rikujtojmë se fryt i dashurisë së dy personazheve të njohur është një vogëlushe e quajtur Hera…