Kërkesa e një grupi të burgosurish për të votuar, duket se ka nxjerrë blof pretendimin e disa portaleve pranë opozitës të cilat aluduan për shantazh, presion dhe kërcenime nga drejtuesit e këtij institucioni.

Ditën e sotme, të paktën 25 persona që vuajnë dënimin në burgun 313 në kryqytet, kanë depozituar kërkesën e tyre pranë gjykatës së Tiranës për të marrë pjesë në votime.

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga data e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ata kërkojnë t’i mundësohet e drejta për të qenë pjesë e procesit zgjedhor në Tiranë.

Ndërkohë, pritet që edhe të tjerë të dënuar t’i drejtohen gjykarave përkatëse për të fituar të drejtën e tyre të votës. (TemA)