Gazi, tymi, zhurmat e kapsollave dhe thirrjet e turmës e të policisë janë kthyer tashmë në shqetësime të vazhdueshme për banorët dhe bizneset në krah të rrugës “George W Bush”.

Protestat e shpeshta të opozitës përpara Kuvendit, si edhe dhuna e trazirat që i shoqërojnë janë bërë tashmë normale.

Disa prej banorëve zgjedhin të largohen nga shtëpia gjatë zhvillimit të demonstrimeve, ndërsa për pjesën më të madhe zgjidhje e vetme mbetet mbyllja e grilave e dritareve, raporton A2 CNN.

Bizneset nga ana tjetër apelojnë për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës, që po jep një efekt negativ edhe tek ata.

Disa mbyllin qepenat, por ka dhe nga ata që janë të detyruar të vazhdojnë punën për të paguar faturat.

Pas protestës, dritaret rihapen, qepenat ngrihen sërish, trafiku zhbllokohet dhe jeta i rikthehet normalitetit.