Gjashtë impulse radio të ardhura nga një galaksi e largët, rreth një miliardë e gjysëm vite drite që kanë zgjatur pak të mijtat e sekondës dhe që janë përsëritur disa herë, janë regjistruar nga teleskopi i ri me emrin Chime në Kanada. Bëhet fjalë për një grup sinjalesh ardhur njëri pas tjetrit me shpejtësi rrufe që përsëriten disa herë me pauza mjaftë të shkurtra nga njëri tjetri

Teleskopi i ri kanadez është shumë i ndryshëm nga antenat e fuqishme dhe futuriste të drejtuara nga qielli. Ai është ndërtuar vetëm gjashtë muaj më parë por po ndryshon gjithë fushën e radio astronomisë. Teleskopi është ndërtuar specifikisht për të zbuluar sinjalet e rrufeshëm të radios. Vetëm në muajt e fundit ai ka “dëgjuar” dy sinjale të këtij lloji. Deri tani, asnjë hipotezë nuk mund të përjashtohet për të shpjeguar këto impulse. Ato mund ta kenë originën edhe nga ndonjë inteligjencë aliene.

Chime ende nuk është në funksionim të plotë, kështu që shkencëtarët presin shumë nga ai në muajt e ardhshëm. “Me Chime, i cili survejon çdo ditë gjithë hemisferën veriore, ne shpresojmë që në vijim të gjejmë të tjerë sinjale të rrufeshëm. Sa më shumë sinjale, aq më shumë burime për ne për t’i kuptuar këto enigma kozmike”- tha Ingrid Stairs, anëtar i ekipit të astrofizikantëve të Universitetit British Columbia.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here