Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) informon tatimpaguesit se nuk kanë detyrimin të afishojnë çmimet e shitjes, kur këto të fundit janë të shënuara në kutinë ambalazhuese të mallit, si në rastin e barnave.

Ndërsa mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë me 100 000 (njëqind mijë) lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin dhe 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë.

DPT sqaron se, nuk i nënshtrohen detyrimit për afishimin e çmimeve ata tatimpagues, të cilët nuk mund të përcaktojnë çmime të fiksuara paraprakisht për shërbimet që kryejnë, si pasojë e kostove që mund të rëndojnë çmimin e shërbimit në varësi të faktorëve të ndryshëm, si: p.sh. agjencitë e udhëtimit.

Në rastet e shërbimeve të një natyre të tillë, çmimi për të cilat ndryshon dhe nuk është i paracaktuar, mund të afishohen tarifat e orareve të shërbimit, citon infomacioni i DPT.