Drejtuesit e rinj të Tatimeve dhe Doganave nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional duke përcaktuar edhe një plan pune të përbashkët.

Referuar njoftimit zyrtar të bërë nga dy drejtoritë e rëndësishme, dy drejtuesit ai i Tatimeve Enton Duro dhe ai i Doganave Arlind Gjokuta zhvilluan një takim të përbashkët ku përcaktuan se dy agjencitë do të vijojnë me takime periodike çdo muaj, në nivele teknike, për të modeluar një qasje të përbashkët efektive.

“Bashkëpunimi do të vijojë edhe në sigurimin e shkëmbimin e informacionit, përfshirë atë në kohë reale, si edhe mbështetjen reciproke për të parandaluar dhe luftuar evazionin fiskal dhe aktivitete te tjera të paligjshme, në funksion të përmirësimit të administrimit tatimor dhe doganor” shkruhet në njoftim.