Taks-forca për sezonin turistik në Durrës doli në terren. Nisën verifikimet për kriteret e sigurinë, pastërtinë dhe respektimit të ndarjes së plazheve publike me ato private.

Në plazhin e madh të Durrësit, 6 hapësira do të jenë publike. Për ti dalluar, punonjësit e Bashkisë vendosën edhe tabelat sinjalizuese.

Subjekteve private po u verifikohet edhe hapësira mes çadrave. Të paktën katër parcela shezlongësh u larguan, ndërsa pronarët u paralajmëruan se nësë rikthehen do të bllokohen.

Zhurmat dhe moslejimi i shitësve ambulantë janë të tjera detyra të grupit të kontrollit.

Aksioni ka nisur tek ura e Dajlanit dhe do të shtrihet deri në kufi me plazhin e Golemit, i cili është pjesë e bashkisë Kavajë.