Skuadra e Lacios duket se është futur në një krizë rezultatesh dhe kjo i ka prishur deri diku raportet e tifozëve me drejtuesit e klubin dhe me trajnerin Inzaghi.
Të shumë janë mediat që theksojnë se trajneri Inzaghi është në rrezik shkarkimi dhe për këtë sot ka folur dhe drejtori sportiv i klubit lacial, Igli Tare i cili u shpreh:

“Presidenti e tha shumë mirë atë që mendojmë. Kritika pranohet, por ditët e fundit ka pasur kritika vetëm për të destabilizuar. Edhe vendimi për grumbullim të skuadrës është mbuluar nga balta, kur në fakt qëllimet e grumbullimit ishin të tjera. E vë re prej vitesh këtë gjë, shpresoj që ju gazetarët ta ndryshoni, sepse keni përgjegjësi për shumë gjëra. Ne po mundohemi të rritemi, edhe ju duhet të tregoheni të zotë dhe të kritikoni në mënyrë konstruktive. Kemi parë disa artikuj këto ditë që flasin qartë për shumë gjëra. Trajneri ynë meriton respekt, është historia e këtij klubi, askush nuk ka qenë kaq gjatë këtu si lojtar e trajner. Skuadra ka besimin tonë të plotë, mesazhi ynë për tifozët është që të qëndrojë të qetë, po punojmë për të gjetur zgjidhje për çdo problem, sepse rrugëtimi është i gjatë dhe i vështirë, por jemi të sigurt që në të ardhmen do të korrim fryte”, tha Rama.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here