Një postim në Insta Story i Noizy- t do të na befasonte të gjithëve. Në 2018- n, nxënësve shqiptarë iu testohen njohuritë përsa i përket figurës së reperit. Nëse deri dje, në ushtrime të ndryshme na pyesnin rreth vendlindjes së Luigj Gurakuqit apo Konicës, sot duhet të dish se ku ka lindur Noizy.

Kërkesa e ushtrimit është të plotësohen të dhënat e kërkuara për tre figura, Noizy- n, Cristiano Ronaldo- n dhe një tjetër futbollist, të cilin fotoja nuk na e mundëson identifikimin e tij. Mesa duket, literatura shkollore është në koherencë të plotë me shoqërinë moderne, me reperat dhe internetin, nisur nga ushtrimi i mëposhtëm “Gjeni në internet informacione…..”.

Sigurisht shumë prej nesh mund të mos biem dakord me përzgjedhjen e bërë nisur nga tematika e këngëve dhe fryma që përcjell jo thjesht Noizy personalisht, por bota e repit në përgjithësi. Disa prindër do të dëshironin që e gjitha hapësira e zënë nga Noizy apo Ronaldo, t’i ishte dedikuar të tjera figurave. Jo sepse diçka nuk shkon me personalitet në fjalë, por a nuk duhet shkolla të na orientojë drejt një kulturë më të gjerë, përpos asaj me të cilën lehtësisht përballemi çdo ditë? Ashtu siç besojmë është dhe një palë tjetër që mendon se në një kohë ku Noizy dhe Cristiano kanë kaq shumë influencë, pse të mos mësohet për ta. Punë dreqi!

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here