Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët në Berat gjatë turit “Bashkia që duam”. Pjesëmarrja e mbështetësve dhe e qytetarëve ishte e jashtëzakonshme duke vendosur kështu një tjetër rekord takimi në këtë qytet.

Nga ana tjetër, ishte vetëm tre ditë më parë kur kreu I demokratëve vizitoi Beratin për ti mbledhur, bashkuar e thërritur për protestën e 16 marsit.

Duhet thënë se pjesëmarrja jo vetëm që nuk krahasohej me atë të kryeministrit sot, por linte për të dëshiruar dhe tregonte një braktisje masive nga demokratët e Beratit.

Si një kryeministër në tentativë për të ardhur në pushtet, duhet thënë se Lulzim Basha duket vite dritë larg standardit të vendosur nga Rama.

Edi Rama në Berat

Lulzim Basha në Berat