Në disa media është përfolur për një takim sekret mes Presidentit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, të zhvilluar në Gjirin e Lalzit pak ditë më parë.

Lajmi ka ngjallur jo pak interes për shkak të marrëdhënieve te tensionuara mes Metës dhe Ramës, të cilët i kanë shpallur “luftë të hapur” njeri-tjetrit.

I pyetur nga “Panorama” lidhur me një takim të supozuar mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama në Lalëz, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi u shpreh se: “Ky është një thashethem plazhi!”.