Është mbyllur para pak çastesh takimi i mbajtur mes drejtuesve të Juventusit dhe trajnerit Allegri mbi të ardhmen e këtij të fundit. Tekniku livornez përflitet se mund t’i japë fund aventurës te bardhezinjtë pas eliminimit nga Champions League në çerekfinale pavarësisht se prej 5 vitesh fiton kampionatin në “Seria A”.

Takimi i mbajtur në qendrën sportive të Juventusit ku morën pjesë presidenti Agnelli, drejtori sportiv Paratici dhe Pavel Nedved zgjati për dy orë. Pas takimit nuk ka patur asnjë deklaratë nëse palët do të vijojnë ‘martesën’ apo do të ndahen. Gjithçka pritet të vendoset nesër, ku do të ketë një tjetër takim mes palëve.

Në rast largimi të Allegri-t Juventus ka në plan ta zëvendësojë me njërin mes Pochetino-s, Guardiola-s dhe Deschamps.