Sipas INSTAT, qarku i Tiranës ka numrin më të lartë të të punësuarve në sektorin e shërbimeve për vitin 2018.

66 % janë të angazhuar në këtë sektor duke mbajtur në këtë mënyrë vendin e parë në rang republike përsa i përket punësimit sektorial.

Ndryshe ndodh me bujqësinë, ku Tirana mbetet në vend të fundit sa i përket të punësuarve në këtë sektor me vetëm 7 %.

Elbasani mban vendin e parë sa i përket numrit të të punësuarve në sektorin bujqësor (67 %), ndërsa mbetet në vend të fundit në rang republike për të punësuarit në sektorë të tjerë si industria dhe bujqësia.

Sa i përket punësimit në bujqësi, Elbasani ndiqet nga Kukësi (64%) dhe Berati (61%)

Përsa i përket të punësuarve në sektorin e industrisë, zhvillimin më të madh e ka Durrësi, ku 34% e të punësuarve janë në këtë sektor, i ndjekur nga Tirana, me 27 % dhe Vlora me 23%.