Me rastin e festës së Pashkëve, të gjithëve na ndodh të mendojmë për metaforën e ‘vezës-surprizë’ dhe të pyesim veten se cilat janë surprizat që na rezervon fati. A do jenë ato që duam? Në bazë të shenjës sonë zodiakale, Horoskopi na tregon se çfarë surprize na pret dhe në ç’mënyrë yjet do kënaqin kërkesat tona. Le të surprizohemi nga fantazia dhe bujaria yjore!

DASHI – Jupiteri di si të të surprizojë dhe ajo për të cilën ke nevojë në këtë fazë të pazakontë të jetës tënde, është një udhëtim i gjatë, që nuk do të thotë domosdoshmërisht të jetë një udhëtim pushimesh të bukura, por mundësia për të vizituar një qytet që nuk e njeh, qoftë edhe për motive pune. Nuk përjashtohet mundësia që dikush, për të të parë të lumtur, mund të të dhurojë një biletë avioni. Këshillohet të rishohësh dokumentet dhe të marrësh pasaportën me vete.

DEMI – Duhet ta pranosh: ti nuk i do shumë surprizat sepse urren të prishësh planet e tua dhe të ndërrosh zakonet që ke vendosur prej kohësh. Surpriza e vetme që do të të pëlqente nga Jupiteri, është një trashëgimi e papritur. Mos mendo menjëherë për shuma të mëdha parash, mund të bëhet fjalë edhe për bizhuteri të çmuara, vepra arte apo prona për të cilat ndjen lidhje shpirtërore. Në çdo rast, vetëm që të pasuroheshe, do pranoje edhe të prishje diçka nga skema.

BINJAKËT – Për ty jeta është një surprizë e vazhdueshme dhe ti sjell vazhdimisht risi në jetën e njerëzve që të qëndrojnë pranë. Përgatitu për t’u surprizuar nga Jupiteri, i cili mund të të ofrojë një kontratë të re. Mund të bëhet fjalë për një shoqëri biznesi, martesë, apo një kontratë për blerjen e një shtëpie ose makine. Kujtohu të lexosh me vëmendje të gjitha pikat para se të firmosësh dokumentin.

GAFORRJA – Saturni dhe Plutoni në pozicion të kundërt me ju, ju bëjnë pak të shqetësuar përballë surprizave që do ishin jo vetëm të pakëndëshme, por edhe shkatërruese për jetën tuaj. Por, nëse arrin të ruash pak shpresë në zemër, yjet në rastin e festave të pashkëve mund të të surprizojnë me një këlysh të këndshëm qenushi (apo ndonjë kafshë shtëpiake që ty të pëlqen shumë). Vetmia që ju tremb aq shumë, do bëhet shpejt diçka e largët për ju.

LUANI – Ti i admiron surprizat dhe nuk kënaqesh lehtë. Dëshiron gjithmonë diçka të jashtëzakonshme për të ngjyrosur jetën tënde me pasion dhe entuziazëm. Jupiteri mund të të surprizojë më shumë se ç’shpreson ti. Mbase me një fëmijë! Është momenti i duhur për të zgjeruar familjen dhe shumë fishuar dashurinë tënde. Edhe mundësia për një adoptim mund të konkretizohet dhe ty të pëlqen t’ia transmetosh vlerat e tua dikujt.

VIRGJËRESHA – Të prishësh planet nuk është ndër karakteristikat e tua dhe preferon më shumë rutinën. Pikërisht kur mendon se nuk ka të reja të rëndësishme, ja që Afërdita të surprizon me rikthimin e një dashurie të shkuar! Në raste të tilla do ishte më mirë të lije mënjanë racionalitetin dhe të ndjekësh zërin e zemrës tënde. Është rasti i duhur për t’u lidhur me botën e ndjenjave.

PESHORJA – Me Saturnin kundër prej muajsh tashmë, ke frikë nga surprizat. Ndjen peshën e përgjegjësive të reja familjare dhe yjet mund të të surprizojnë me një shtëpi të re, apo një ndërrim banese të papritur. Edhe pse fillimisht kjo situatë mund të të vërë nën presion, surpriza e vërtetë do jetë të shohësh veten të piqet në mes të shumë situatave nga të cilat je përpjekur gjithnjë të ikësh.

AKREPI – Jupiteri pozitiv ndaj teje arrin të të surprizojë në një nga mënyrat që të bëjnë më shumë të lumtur. E ke kuptuar mirë: mund të të vijnë para’ të cilat nuk i prisje. Nuk bëhet fjalë për llotari, por për fitime të cilat e ke merituar falë impenjimit tënd në disa projekte ëpr të cilat ke punuar shumë. Nëse po pret që dikush të të rikthejë paratë që të ka marrë borxh, përgatitu t’i marrësh. Një neri i dashur mund të të bëjë edhe ndonjë dhuratë, të cilën e ke dëshiruar gjithmonë.

SHIGJETARI – Jo vetëm Jupiteri kalon në shenjën tënde, por edhe Afërdita janë gati për të të bërë surpriza. Ajo që do të të emocionojë më shumë është një dashuri e re. Nëse je në kërkim të shpirtit binjak, ndalo pak çaste dhe shih përreth: është aty dhe po të pret.

Lëre veten të përfshihet nga një atmosferë magjike dhe romantike. Faza e të rënit në dashuri e bën çdo gjë më të bukur. Mirëprite lumturinë!

BRICJAPI – Vetëm ti i pret surprizat e fatit me vetkontroll të lartë. Por yjet kësaj radhe arrijnë të të surprizojnë me diçka që nuk e kishe menduar kurrë: zbulimi i botës tënde shpirtërore. Mund të të ndodhin evente të cilave nuk arrin t’u japësh dot një shpjegim logjik dhe racional. Nuk të mbetet gjë tjetër veç të hetosh më mirë veten.

UJORI – Yjet kohët e fundit po të fusin në shumë situata që të lejojnë të rrisësh aktivitetin në rrjetet sociale. Je mes zgjedhjes së eventeve të ndryshme në të cilat ftohesh. Surpriza e vërtetë do jetë lindja e një miqësie me një person të veçantë, që të kupton me një vështrim. Më në fund ke gjetur aleatin/en për të realizuar projektet e tua.

PESHQIT – Jupiteri në pozicion të kundërt me ju kohët e fundit, ka çuar në uljen e ritmit të jetës tënde dhe je në pritje të ndodhë diçka. Rreziku që të zhgënjehesh është i lartë dhe e kotë ta mohojmë. Fati nuk fshihet gjithnjë aty ku e kërkon dhe do bëje mirë t’i mbaje dyert hapur për të mirat që mund të të vijnë. Përgatitu për të bërë një hap të rëndësishëm për karrierën tënde.