Policia e Kavajës bën me dije se ka arr estuar një shtetas, i cili ishte shpallur në kërkim për su lm ndaj KZAZ numër 42 në qytetin e Kavajës.

Uniformat blu thonë se kanë pran gosur shtetasin E.D 41 vjeç. Kujtojmë se në Kavajë dhe në bashki, kryesisht të drejtuara nga të djathtët ka pasur incidente.

Njoftimi i policisë:

Kavajë.

Ndalohet një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për su lmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Kr imit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dh unës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E.D., 41 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dë mtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shk atërrimi i pronës”

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qël luar me sende të forta, mjete piroteknike dhe bo mba mo lotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.