Ekspertët kanë arritur të identifikojnë dy shkaktarë që lidhen me nivele të ç’rregullta të hor.moneve se.ksuale.

Meshkujt të cilët ballafaqohen me probleme riprodhimi kanë të ngjarë të kanë gjatësi penisi prej 12.5 centimetrash, përkundër atyre që nuk kanë, mesatarja e të cilëve është 13.4 centimetra. Ekspertët kanë arritur të identifikojnë dy shkaktarë që lidhen me nivele të ç’rregullta të hormoneve se.ksuale. Hulumtuesit matën penisin e 815 meshkujve duke marrë pjesë në një klinikë për shëndetin e meshkujve për një sërë gjendjesh shëndetësore.

Përderisa 219 po kërkonin ndihmë për trajtim infertiliteti, 596 të tjerë vuanin nga im.potenca dhe dhimbjet në te.stikuj. Ata pa probleme riprodhuese kishin një gjatësi mesatare prej 13.4 cm, ndërsa ata që bënin pjesë në grupin e pacientëve me inf.ertilitet12.5 cm.

“Ky është studimi i parë që identifikon një lidhje të mundshme midis gjatësisë më të shkurtër penile dhe infertilitetit mashkullor. Një centimetër mund të mos jetë një dallim i madh, por ka pasur një domethënie të qartë statistikore.”, tha mjeku në krye të studimit, Dr. Austen Slade.

“Mbetet të përcaktohet nëse janë madhësitë të ndryshme të penisit, që do të parashikojnë inf.ertilitet më të madh”, shtoi Dr. Slade, nga Universiteti i Utah. Prof Sheena Lewis, nga Universiteti Queen, tha se studimi ishte i padobishëm, sepse nuk ekziston ndonjë lidhje e mundshme ndërmjet madhësisë së penisit dhe inf.ertilitetit të mashkullit.