Sipas një studimi të Qendrës për Kërkim, PEW, me qendër në Uashington, përdoruesit e rrjetit social Twitter janë më të rinjtë, më shumë identifikohen si demokratë, me arsim më të mirë dhe kanë të ardhura më të larta sesa mesatarja e të rriturve të tjerë. Studimi thekson se “ata besojnë se migrantët e forcojnë vendin, në vend që ta dobësojnë”.

Studimi tregon karakteristikat dhe qëndrimet e përdoruesve të Twitter-it në SHBA si dhe lidh ato vëzhgime me sjelljet aktuale të këtij rrjeti, të tilla si sa shpesh përdoruesit postojnë ose sa llogari ndjekin. Në SHBA, rreth 42% e përdoruesve të këtij rrjeti social kanë të paktën një diplomë universitare, e cila është të paktën 11 pikë përqindjeje më e lartë se popullsia e përgjithshme.

Numri i përdoruesve të rritur të Twitter-it që raportojnë të ardhura familjare mbi 74 mijë dollarë është 41%, 9 pikë përqindjeje më e lartë se popullsia e përgjithshme. Përdoruesit e Twitter-it po ashtu 25 % më shumë duken se janë demokratë sesa republikanë ndërkohë në aspektin e ideologjisë politike identifikohen më pak si konservatorë sesa ata që nuk përdorin Twitter-in.

Studimi po ashtu tregon sjelljen në dallimet racore, në çështjet e migracionit si dhe ato gjinore. Një pjesë e madhe e përdoruesve të Twitter-it thonë se njerëzit me ngjyrë trajtohen më pak se të bardhët, përkatësisht 64% kundrejt 54% e përdoruesve amerikanë. Qendra amerikane thekson se 66% e përdoruesve amerikanë thonë se migrantët e forcojnë SHBA-në, ndërsa 62% thonë se pengesat në shoqëri ekzistojnë që e bëjnë të vështirë për gratë të ecin përpara.