Përdoruesit e Facebook që janë mbi 65 vjeç përhapin edhe numrin më të madh të lajmeve të rreme. Kërkimi i bërë në Shtetet e Bashkuara nga universiteti i New York dhe Princeton ka marrë një kampion prej 3500 personash.

Studimi i publikuar në Science Advances, ka treguar se 8,5% e përdoruesve kanë shpërndarë të paktën një herë lajme të rremë. Por interesante është shpërndarja e lajmeve sipas moshës. Në grupin e atyre nga 18 deri në 29 vjeç, 3% shpërndanin lajme të rreme. Por kjo shifër arrin në 11% në rastin e 65 vjeçarëve.

Nga kërkimi rezultoi se ata që shpërndanin shumë link-e, ishin më pak të ndjeshëm ndaj atyre gjërave që publikonin në profilet e tyre e për pasojë kanë shumë gjasa të përhapin lajme të rreme.

Studimi ka marrë parasysh edhe ndarjen sipas partive, ku 18% e Republikanëve kishin binin pre e lajmeve të rreme, kundrejt vetëm 4% të Demokratëve.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here