Studentja: Cilat janë kriteret e përzgjedhjes për vendin e punës? Kryeminstri Rama: Nuk ka asnjë kriter përveç fushës ku studion. Pra, nëse studion për Drejtësi, mund të jetë një vend i lirë pune në Ministri të Drejtësisë. Ti mund të aplikosh, por nëse ka aplikuar edhe njëri që e ka mesataren më të lartë se ti do ta fitojë ai. Nëse ai nuk e do atë vend pune dhe tërhiqet atëherë e fiton ti që je e radhës.

Mund të aplikosh në disa vende vaktante pune sigurisht brenda fushës së studimit tënd. Vendet e punës do të jenë të lira vetëm për studentët me mesatare mbi 9″, sqaroi kryeministri Rama studentët.