Një student 18-vjeçar në New York ka hedhur në gjyqë kompaninë ‘Apple’, pasi ai u arrestua gabimisht duke u akuzuar se kishte vjedhur në një nga dyqanet e kësaj kompanie. Studenti i quajtur Ousmane Bah pretendon se është arrestuar në shtëpinë e tij në Neë York në nëntorë pasi u ngatërrua nga sistemet që njohin fytyrat e njerëzve që dyshohen për vepra penale.

Bah ndër të tjera tha se kishte humbur më parë një kartë studenti, e cila mund të jetë përdorur nga grabitësit e vërtetë në dyqanet e Apple. Tashmë Bah kërkon nga ‘Apple’ 1 miliard dollar pasi pretendon se arrestimi e ka çuar në stres dhe vështirësi të tjera të rënda në jetën e tij.

Nga ana tjetër ‘Apple’ ka mohuar të ketë përdorur sistemin për njohjen e fytyrave për të identifikuar grabitësin.