Dy burra kinezë që studiojnë në SHBA janë akuzuar për “vjedhjen” e rreth 1 milion dollarëve duke dërguar iPhone të rreme të thyer tek Apple për riparim dhe marrjen e aparateve zyrtare në kthim. Sipas një ankese kriminale të paraqitur muajin e kaluar, telefonat e falsifikuar u dërguan nga Kina dhe zëvendësimet u dërguan atje dhe më pas u shitën.

Pothuajse gjysma e celularëve të rremë u zëvendësuan me ato të vërteta. Të dy burrat pohojnë se nuk ishin në dijeni se telefonat ishin fals. Apple llogariti se kishte humbur 895,800 dollarë si rezultat i mashtrimit të supozuar. Zhou Yangyang dhe Jiang Quan, studentë në Oregon State University, janë dy të akuzuarit, shtetas kinezë me viza studentore në Amerikë. Mashtrimi i supozuar u zbulua pasi oficerët e doganave që hapën pesë paketa të dyshimta gjatë rrugës nga Hong Kongu, i cili duket se përmbante iPhone të falsifikuara.