Duket se bojkotimi i mësimit nga studentëve vazhdon. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe. Një studente e Elbasanit, e pyetur nga gazetari i dritare.net, Isa Myzyraj nëse në Elbasan ka protestë apo jo, shprehet se mësimin në universitete vijon normalisht dhe nuk ka protestë.

Sipas saj, studentët ikin nga mësimi, duke thënë se po ikin në protestë. Por që nuk është kështu, pasi pedagogët i zënë ‘mat’ në kafe. Studentja ka dërguar për dritare.net disa foto që tregojnë se, mësimi po vazhdon normalisht në Elbasan dhe se protestë nuk ka.