Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo siç njihet ndryshe SPAK është në hapat e fundit të krijimit. Tashmë 10 Prokurorë që do të jenë pjesë e kësaj strukture Në këtë garë kanë kandiduar 25 Prokurorë, megjithatë deri më tani vetëm 10 Prokurorë janë emëruar me sukses për SPAK pasi kanë kaluar Vetting-un. SPAK është parashikuar për t’u ngritur me 15 anëtarë, por kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi ka ndarë mendimin se ky institucion i rëndësishëm mund të nisë nga puna edhe me 10 prokurorë.

10 prokurorët të cilët kaluan me sukses procesin e vettingut janë: Manjola Kajan Begar Dibra Donika Prela Dritan Preçi Enlekejda Millonai Edvin Kondili Vladimir Mara Ened Nakuçi Besik Muçi Arben Kraja. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që numri total i anëtarëve të SPAK të jetë 15, kjo edhe për shkak të fluksit të punës që do të kenë. Ndërkohë që edhe me 10 anëtar që tashmë janë emëruar me sukses SPAK është funksional edhe nëse kandidatët e mbetur do të tërhiqen apo do të ngecin në Vetting.

Ngritja e SPAK shihet si një pikë kyçe për reformën në drejtësi pasi nga krijimi i saj varet shumë institucione të tjera mes tyre dhe zbatimi i ligjit për masat shtesë të sigurisë në burgje.