Federata Shqiptare e Futbollit do të shesë emrin e stadiumit kombëtar. FSHF ka bërë me dije se “shtëpia e re” e kombëtares do të ketë një emër komercial.

Një risi kjo për vendin tonë që do e shfrytëzojë Federata e futbollit në vendin tonë. Kompania që do të fitojë të drejtën për të marrë emrin e impantit duhet të plotësojë dy kritere: Të ketë të paktën 10 milionë euro xhiro në vit dhe të gëzojë reputacion të mirë.

Çmimi dysheme do të jetë 600 mijë euro në vit për 5 vite. FSHF arkëton minimalisht 3 milionë euro për 5 vite me shitjen e emrit. Oferta duhet të paraqitet me datë 15 gusht 2019. Sot jemi më datë 22 korrik.