Nisur nga pamjet e publikuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, transmetuar në datë 18.04.2019, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Tropojë, bën me dije për opinionin publik se filmimet i përkasin vitit 2014. Aktualisht, kuzhina e Spitalit Tropojë i plotëson kushtet higjeno – sanitare dhe është kontrolluar vazhdimisht nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe nga AKU.

Reagimi i plote:

Reagimi i Spitalit Tropojë

Nisur nga pamjet e publikuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, transmetuar në datë 18.04.2019, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Tropojë, bën me dije për opinionin publik se filmimet i përkasin vitit 2014.
Aktualisht, kuzhina e Spitalit Tropojë i plotëson kushtet higjeno – sanitare dhe është kontrolluar vazhdimisht nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe nga AKU.

Pas verifikimeve të bëra ju bëjmë me dije se stafi i guzhinës është i pajisur me librezë shëndetesore të vlefshme dhe kuzhinieri që shërben Ali Byberi, ështe i pajisur me librezë personale me Nr serie 0000629 Nr 104 dt. 27.03.2018 si dhe me Nr serie 0001189 Nr 121 dt. 03. 04. 2019.
Ka kualifikimin për kuzhinier kategoria e 5 (pestë) e marrë në vitin 1990.
Gjithashtu kemi të lidhur kontratën e Blerjes së Ushqimeve me operatorin ekonomik “Sinani Tranding” me Nr 126 Prot Date 15.03.2018 si dhe me operatorin ekonomik “4 S” me kontrate Nr 69 Prot date 25.03.2019.
Mishi është i çertifikuar dhe i vulosur siç është paraqitur edhe në filmime. Sa herë që është bërë furnizimi me mish (sipas nevojave) furnitori ka sjellë mishin të çertifikuar dhe të vulosur, çertifikatat konkretisht janë me dokumentacion datat 31.05.2018, 03/10/2018, 05/12/2018 dhe 13/03/2019, 01/04/2019.

Drejtoria e Spitalit Tropojë, garanton qytetarët e këtij komuniteti se do të vazhdojnë me përkushtim punën për të qenë pranë tyre, që të gjithë të marrin shërbimin e duhur shëndetësor cilësor dhe në kohë.