Ministrja Elisa Spiropali duke iu përgjigjur Rudina Hajdarit e siguroi se nuk do të ketë marrëveshje Rama-Basha. Ajo iu përgjigj edhe akuzave të Bashës për dosjen 184.”Të jeni të sigurt ju dhe aleatët tuaj që nuk kemi ndërmend që të bëjmë asnjë marrëveshje me Bashën, Kryemadhin dhe bishta të tjerë që i kanë dalë përpara Shqipërisë dhe duan ta rrëzojnë. Dje Basha më përmendi emrin mua, Gjylametin dhe pastaj shtoi retorikë po të pa mend edhe gratë e tjera se nuk di edhe të flasë, na vendosi edhe dosje në krah. Ky është kloun që gajas dyjanë. Tani do të merret edhe me gratë të gjitha me radhë. I them se ne kemi po aq lidhje me krimin sa ka ai me të qenit lider” tha ajo.