Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, zedhenese e Qeverise Elisa Spiropali ka ironizuar me deklaraten e Metes qe tha  se Sait Dollapi duhet te shkoje ne spital e jo ne polici.

Spiropali, duke treguar dhunen e ushtruar ndaj gazetarit te TCH Eno Xhana dhe dhunen e Sait Dollapit ndaj policise qe ne nisje te protestes, shkruan:

Presidenti i Republikës ka ngatërruar padashje dhunuesin Sahit Dollapi, sekretar për protestat në PD, me të dhunuarin Eno Xhaja, gazetar i TCH, i dhunuar nga ndjekësit e zotit Dollapi! Ai ka dashur të thotë që të çohet në spital Eno jo Sahiti dhe prandaj, meqë të gjithë e mirëkuptojmë Presidentin kur ka protesta, thashe t’i vij në ndihmë me këtë korrigjim.