Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalë së mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë u shpreh e bindur se zgjedhjet në 30 qershor do të mbahen dhe se nuk do të ketë asnjë mërrëveshje me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe bishtat e tij.

Në përgjigje tw deputetes Hajdari e cila u shpreh se do të ketë për marrëveshje politike, Ministrja e shtetit u shpreh qartë duke thënë se: “Të jeni të sigurt ju dhe partitë tuaja aleate dhe deputetët e nderuar që jane pjesë të Kuvendit, që nuk kemi ndërmend të bëjmë asnjë marrëveshje me z.Basha, znj. Kryemadhi apo bishta të tjerë që i kanë dalë përpara Shqipërisë dhe po duan ta rrënojnë, të jeni të bindur për këtë! Zgjedhjet do ndodhin në 30 qershor, ashtu siç janë dekretuar nga Presidenti i Republikës sepse ne duam t’I japim Shqipërisë një frymë kushtetuese, ligjore, të drejtë ku të rinj, të vjetër, gra të mund të besojnë që politika nuk është çështje pazari, nuk është çështje shantazhi as dhune.”

Ministrja ashpërsoi tonet ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha duke u shprehur se Basha është zgjedhur në krye të PD pa asnjë talent politik si dhe për të siguruar që ajo parti është pronë e nje familjeje. “Nuk mund të jetë politika marrje peng e pushtetit, politika është alternativë, është vision, është ide, frymëzim, por nuk kupton z.Basha nga talenti dhe frymëzimi politik sepse është zgjedhur kryetar I PD në mungesë të të gjitha këtyre cilësive. Si mund ai të kuptojë ai se çështë politika?

Është vënë në krye të Partisë Demokratike për të mbajtur në kontroll të gjithë të tjerë, për të siguruar që ajo parti është pronë e nje familjeje dhe për t’ju hequr juve dhe gjithë shqiptarëve mundësinë për ta ptur një opozitë e cila reflekton, ngrihet dhe kthehet në një alternativë qeverisëse.”- tha Spiropali. Më tej Ministja vijoi duke thënë se: “ideatorët, planizuesit, organizuesit dhe drejtuesit e këtyre sulmeve janë të njëjtat persona apo grupime që kanë prodhuar tragjedi të rënda në këtë vend. 1997-ën; 1998-ën, 2011-ën. Kjo meriton vëmendje nga të gjithë dhe nuk mund të kalojë si një gjë e rastësishme”

Pjesë nga fjala në Kuvend:

Tani, sa i përket argumentave trashanik që jepen nga foltoret e ketyre partive, apo në rrugë apo në podiumet ku mbahen fjalimet, ndërkohë që shishe molotovi hidhen në drejtim të Kryeministrisë, Kuvendit të Shqipërisë, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe të tjera institucione të rëndësishme po ju them këtë gjë: Të gjithë ata që janë ideatorët, planizuesit, organizuesit dhe drejtuesit e këtyre sulmeve janë të njëjtat persona apo grupime që kanë prodhuar tragjedi të rënda në këtë vend. 1997-ën; 1998-ën, 2011-ën. Kjo meriton vëmendje nga të gjithë dhe nuk mund të kalojë si një gjë e rastësishme. Drejtuesit e djeshëm të sulmeve me molotov ngdaj Kryeministrisë dhe Policisë së shtetit, janë të njëjtët që nxitën dhe drejtuan armët ndaj qytetarëve të pafajshëm, protestusve në janar të 2011-ës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të njëjtët.

Tentativë për masakër. Sigurisht që vrasja e 4 qytetarëve, plagosja e rëndë e 6 të tjerëve dhe plagosja e 10-tra të tjerëve më plagë më të lehta, ku në vendngjarje u gjetën 439 gëzhoja- 7.62 mm. 131 gëzhoja- 9 mm, pra gjithësej 570 viktima potenciale të urdhëruara nga ai që ishte Kryeministër dhe mekëmbësi i tij, kandidati për lider në Partinë Demokratike në atë kohë, Lulzim Basha që del sot pa u skuqur përpara Shqiptarëve dhe pretendon që të gjithë të harrojnë se cilët janë përgjegjësit e këtyre dy sulmeve. Si ka mundësi që edhe kur janë në pushtet dhe kur janë në opozitë kanë vetëm zjarrin, gurin, flakën, molotovin si alternativë?

Besoj se ju ua keni bërë këtë pyetje vetes dhe e pash në reflektimin tuaj publik dhe të gjithë shqiptarët që janë të arsyeshëm, demokratët e thjeshtë, socialistët, pa dallim, e bëjnë këtë dallim kaq të madh. Kjo që po ndodh nuk dëmton qeverinë, dëmton Shqipërinë, na dëmton të gjithëve, i dëmton demokratët dhe socialistët pa dallim.